Fillon dhe Merkel takohen për të ardhmen e Evropës

Evropë

Fillon dhe Merkel takohen për të ardhmen e Evropës

Më: 23 janar 2017 Në ora: 12:18
Francois Fillon

Kandidati i djathtë francez për president, Francois Fillon do të takohet sot me kancelaren gjermane, Angela Merkel në Berlin ku ai do të prezantojë planet e tij për Francën dhe Evropën.

Francois Fillon i Partisë së djathtë “Les Republicains”, i cili planifikon të kandidojë në dy raundet e zgjedhjeve presidenciale të vendit të tij më 23 prill dhe 7 maj, do të zhvillojë një takim me kancelaren gjermane Merkel.

Ai gjithashtu do të mbajë një fjalim kryesor në Fondacionin Konrad Adenauer të kryeqytetit gjerman ku do të do të përshkruajë politikat e tij për Francën dhe Evropën.

Kancelarja gjermane, Merkel dhe kandidati konservator, Fillon janë të lidhur politikisht mbi çështjet që përfshijnë reformën ekonomike, por pikëpamjet e tyre ndryshojnë në lidhje me migrimin dhe politikën e jashtme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat