Kandidati për president të Francës, Fillon kundërshton sanksionet ndaj Rusisë

Evropë

Kandidati për president të Francës, Fillon kundërshton sanksionet ndaj Rusisë

Më: 23 janar 2017 Në ora: 16:39
Kandidati për president të Franës, Francois Fillon

Sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Rusisë janë të pakuptimta ka deklaruar Francois Fillon, një nga kandidatët që konsiderohet me gjasat më të mëdha për të fituar zgjedhjet presidenciale të Francës, raporton Reuters.

Gjatë vizitës në Berlin, kandidati i qendrës së djathtë franceze, Fillon ka paralajmëruar edhe për rrezikun që Rusia dhe SHBA-ja të krijojnë marrëdhënie që e përjashtojnë Bashkimin Evropian.

Ai ka thënë se Rusia duhet të ofrojë shenj që ia mundëson BE-së heqjen e sanksioneve, por ka shtuar se edhe Ukraina nuk është duke bërë atë që duhet për të siguruar paqen.

Sanksionet e BE-së ndaj Rusisë janë vënë pas aneksimit që Moska ia bëri gadishullit ukrainas të Krimesë dhe përkrahjes që i jep separatistëve në Ukrainën lindore.

“Jam i bindur që sanksionet ekonomike janë në tërësi jo efektive”, iu ka thënë Fillon reporterëve pas takimit me kancelaren gjermane, Angela Merkel në Berlin.

“Ne duhet të gjejmë një mënyrë tjetër të bisedimit”, ka thënë më tej Fillon.

Ai ka shtuar: “Nuk dua që (presidenti amerikan) Trump të bisedojë me Rusinë ne emër tonin. Do të ishte e dëmshme për Evropën nëse Trump do të na anashkalonte, diçka që nuk është e pabesueshme”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat