Dënohet me dy vjet burg ish-ministri i Brendshëm i Francës

Evropë

Dënohet me dy vjet burg ish-ministri i Brendshëm i Francës

Më: 23 janar 2017 Në ora: 16:45
Claude Guéant

Ish-ministri i Brendshëm i Francës, njëherësh ish-krahu i djathtë i Nicolas Sarkozy, Claude Guéant u dënua sot nga Gjykata franceze e Apelit me dy vite burg duke përfshirë një vit dënim të rreptë me burg për një çështje për përvetësim fondesh.

Gjykata e Apelit e Parisit ashpërsoi masën e dënimit në shkallën e parë, që ishte me dy vite dënim me kusht.

Kjo masë e dënimit me burg nuk është aspak sinonim i masës së ndalimit në paraburgim.

Dënimet më të ulëta se dy vite burg janë më shpesh të rrotullueshme.

Gjykata e Apelit nga ana tjetër konfirmoi 75 000 euro gjobë dhe masën e ndalimit për Gueant, 72 vjeç për të ushtruar poste publike për pesë vite.

Ai mbajti postin e drejtorit të kabinetit të Nicolas Sarkozy, ndërsa ky i fundit ishte ministër i Brendshëm dhe ishte në ndjekje penale për marrje fondesh cash nga buxheti i përcaktuar për shpenzimet e proceseve hetimore ndaj oficerëve të policisë, transmeton atsh.

Pas këtyre fakteve, që datojnë nga vitet 2002 dhe 2004, Claude Gueant u zgjodh sekretar i përgjithshëm i presidencës së Republikës. Presidenti Sarkozy e emëroi më pas ministër të Brendshëm nga 2011 deri në 2012.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat