Fillon zotohet për qëndrim më të rreptë ndaj Uashingtonit

Evropë

Fillon zotohet për qëndrim më të rreptë ndaj Uashingtonit

Më: 23 janar 2017 Në ora: 22:33
Kandidati konservator për president të Francës, Francois Fillon

Kandidati konservator për president të Francës, Francois Fillon u zotua sot në Berlin për të mbajtur një qëndrim më të rreptë ndaj udhëheqjes së re politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Fillon ka thënë se kanë për të mbrojtur në të njëjtën mënyrë “betejat e reja të globalizmit”, duke iu referuar qëndrimit të administratës së re amerikane për ekonominë dhe qasjen amerikane ndaj shteteve evropiane.

Këtë qëndrim kandidati i Francës për president të Francës në zgjedhjet  ardhshme në Francë, e shfaqi në një fjalim të mbajtur në Berlin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat