10 miliardë euro dëmet nga tërmeti në Itali

Evropë

10 miliardë euro dëmet nga tërmeti në Itali

Më: 23 janar 2017 Në ora: 22:50
Itali

Të dhënat e para të dëmeve pas lëkundjeve sizmike të së mërkurës së shkuar në Itali, tregojnë se do të nevojiten të paktën 10 miliardë euro për të përballuar emergjencën e shkaktuar nga tërmeti dhe më pas për rikonstruksionin e objekteve.

40% e ndërtesave, të shkollave dhe banesave kanë dalë jashtë funksionit.

Mbi 13 mijë e 500 persona kanë mbetur pa strehë në 4 rajone.

Qeveria ka menduar mbështetje financiare edhe për familjet që do të strehohen në hotele si dhe për ato që do të qëndrojnë në vendbanimet e tyre por që u janë shkatërruar banesat nga tërmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat