Kryeministri holandez - emigrantëve: Nëse s’ju pëlqen, largohuni!

Evropë

Kryeministri holandez - emigrantëve: Nëse s’ju pëlqen, largohuni!

Më: 24 janar 2017 Në ora: 09:06
Mark Rutte

Disa javë para se votuesit hollandezë që shkojnë në votime, kryeministri Mark Rutte, ka thënë se kushdo që refuzon vlerat e vendit duhet të largohet.

Sondazhet para zgjedhjeve te marsit në Holandë tregojnë një rritje të frikshme të ekstremistëve,  që sipas analistëve reflekton pakënaqësinë ndaj  politikave të emigracionit dhe azilantëve

Për të forcuar disi pozitat në prag të zgjedhjeve, kryeministri pati disa deklarime të ashpra ndaj grupeve të emigrantëve që nuk integrohen me rregullat dhe kulturën holandeze.

“Silluni normalisht, respektoni vlerat tona. Nëse nuk ju pëlqejnë është e thjeshtë, mund të largoheni”, deklaroi Rutte. 

Menjëherë pas kësaj deklarate, ka reaguar lideri i partise ekstremiste Gers Wilder, shkruan "BBC". 

“Njeriu i kufijve të hapur, i tsunamit të azilantëve, i emigracionit masiv, islamizimit gënjen dhe mashtron sërish”, komentoi ai në Twitter. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat