Vendos Gjykata Supreme: Qeveria nuk mund të fillojë ‘Brexit’ pa lejen e Parlamentit britanik

Evropë

Vendos Gjykata Supreme: Qeveria nuk mund të fillojë ‘Brexit’ pa lejen e Parlamentit britanik

Më: 24 janar 2017 Në ora: 11:05
Kryeministria britanike, Theresa May

Gjykata Supreme e Britanisë ka vendosur se vetëm Parlamenti ka të drejtë të votojë  nenin 50 për të nisur zyrtarisht procesin e Brexit, para se të vihet në zbatim nga Kryeministria May .

Vendimi shënon një goditje të rëndë për qeverinë konservatore, e cila kishte kërkuar të anashkalonte legjislativin. 

Gjykata më e fuqishme në vend ka mbështetur vendimin e Gjykatës së Lartë që e konsideron jokushtetuese që Kryeministria britanike, Theresa May, të fillojë zyrtarisht procesin e largimit nga BE-ja  pa aprovimin e deputetëve.

Njëmbëdhjetë Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë dorëzuan vendimin të martën në mëngjes, pas një seance katër ditore dhjetorin e kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat