BE – Brukseli miraton zgjatjen e kontrollit në kufijtë e brendshëm

Evropë

BE – Brukseli miraton zgjatjen e kontrollit në kufijtë e brendshëm

Më: 25 janar 2017 Në ora: 15:43
Ilustrim

Komisioni Evropian dha miratimin e tij sot për një zgjatje të re të jashtëzakonshme, për një kohë prej tre muajsh, për kontrollet në disa kufijë të brendshëm të hapësirës Schengen, të rivendosur në vitin 2015 nge pesë vende që përballen me një fluks të lartë migrator.

Shtetet Anëtare duhet të miratojnë ende formalisht rekomandimin e ekzekutivit evropian që kjo masë të konkretizohet.

Gjermania, Austria, Danimarka, Suedia dhe Norvegjia do të kenë një përjashtim të ri ndaj rregullave të qarkullimit të lirë deri në mes të marsit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat