Hetimet mbi sulmin terrorist në Stamboll, paraburgim për 11 persona

Evropë

Hetimet mbi sulmin terrorist në Stamboll, paraburgim për 11 persona

Më: 27 janar 2017 Në ora: 10:31
Ilustrim

Në kuadër të hetimeve lidhur me sulmin terrorist në Stamboll të kryer në natën e Vitit të Ri në klubin Reina në lagjen Ortakoy në Stamboll, është caktuar paraburgim për 11 gra për të cilat konsiderohet se janë anëtare të organizatës terroriste DEASH.

Gjykata në Izmir prej gjithsej 21 personave të dyshuar, të cilët më 4 janar u arrestuan në Izmir në kuadër të hetimit për sulmin terrorist, për të cilët konsiderohet se janë pjesëtarë të DEASH-it, caktoi paraburgim për 11 persona të gjinisë femërore me origjinë të huaj.

Ekziston dyshimi se personat lidhen me sulmin terrorist në klubin Reina në lagjen Ortakoy. Tek personat e gjinisë femërore, me origjinë të huaj, janë gjetur pasaporta të falsifikuara dhe dokumente false siriane.

Ekziston dyshimi se kanë planifikuar që të kryejnë sulm terrorist në lokacione turistike në Izmir. Në kuadër të operacionit të njëjtë ende vazhdon hetimi lidhur me dhjetë meshkuj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat