BE'ja dënon përleshjet në Ukrainë: Shkelje flagrante e armëpushimit

Evropë

BE'ja dënon përleshjet në Ukrainë: Shkelje flagrante e armëpushimit

Më: 31 janar 2017 Në ora: 20:06
Ilustrim

Përplasjet e reja në lindje të Ukrainës janë një ndërprerje flagrante e armëpushimit vendosur nga marrëveshjet e Minskut dhe duhet të ndërpriten menjëherë, konfirmuan sot shërbimet e veprimit të jashtëm të Bashkimit Evropian.

“Luftimet intensive rreth Avdijvkas këto ditët e fundit duke përfshirë bombardime të rënda me armë të ndaluara dhe duke shkaktuar një numër të rëndësishëm viktimash, janë një ndërprerje flagrante e armëpushimit, siç përcaktohej në marrëveshjet e Minskut”, thuhet në një komunikatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat