Gjermania jep 1200 euro për azilantët që largohen, por…

Evropë

Gjermania jep 1200 euro për azilantët që largohen, por…

Më: 1 shkurt 2017 Në ora: 19:34
ilustrim

Gjermania ka vendosur që t’i japë 1200 euro çdo azilanti që vendos të kthehet në vendin e tij të origjinës.

Berlini ka përpiluar një program me vlerë 40 milionë euro me qëllim që të bindë emigrantët që kanë pak shanse për të fituar azilin që të largohen.

Ndërsa atyre që iu është refuzuar kërkesa për azil dhe nuk apelojnë, do të marrin vetëm 800 euro.

E njëjta shifër është edhe për ata persona që ikin nga Gjermania për arsye të ndryshme, si psh shëndetësore e që nuk janë përjashtuar ende.

Këto shuma do të jenë për emigrantët nga 12 vjeç e sipër që kanë probleme financiare.

Për fëmijët nën 12 vjeç shifrat përgjysmohen.

Për familjet me 4 anëtarë ka një stimul prej 500 eurosh kush aplikon në program.

Nga frika e abuzimeve janë përjashtuar nga plani emigrantë të disa vendeve të ndryshme, mes të cilëve edhe ata nga Ballkani Perëndimor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat