Oficerët kufitar të BE-së patrullojnë kufirin Greqi – Maqedoni

Evropë

Oficerët kufitar të BE-së patrullojnë kufirin Greqi – Maqedoni

Më: 4 shkurt 2017 Në ora: 12:24
Kufiri në mes të Greqisë dhe Greqisë

Zyrtarët e agjencisë së BE-së për kufinjtë, Frontex, ka filluar patrullimet në kufirin në mes të Greqisë dhe Maqedonisë, për të ndaluar kalimet ilegale të kufirit nga migrantët, ka njoftuar Frontex më 3 shkurt.

Deri më tash, nëntë oficerë të Frontexit kanë ndihmuat agjencinë kufitare të Greiqsë, ndërsa më shumë pritet t’iu bashkohen atyre gjatë javëve në vijim. Operacioni planifikohet të zgjasë një vit.

Vitin e kaluar, kufiri në mes të këtyre dy shteteve është shfrytëzuar nga banda kontrabanduese për të kaluar migrantët në Maqedoni nga Greqia, të cilët më pas do të vazhdonin rrugëtimin drejt Evropës.

Por trafiku klandestin është zbutur shumë prejse disa vende ballkanike kanë mbyllur kufinjtë e tyre si rezultat të një marrëveshjeje në mes të Bashkimit Evropian dhe Turqisë, për të kufizuar numrin e migrantëve.

Megjithatë, mbi 62 mijë refugjatë dhe migrantë mbesin të ngujuar në anën greke të kufirit me shpresën se mund të shkojnë drejt vendeve të Evropës veriore për të jetuar dhe punuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat