Le Pen e filloi fushatën duke e kritikuar BE-në dhe islamin radikal

Evropë

Le Pen e filloi fushatën duke e kritikuar BE-në dhe islamin radikal

Më: 6 shkurt 2017 Në ora: 09:08
Liderja e së djathtës ekstreme në Francë, Marine Le Pen

Liderja e së djathtës ekstreme në Francë, Marine Le Pen, e ka filluar fushatën e saj për zgjedhjet presidenciale, duke premtuar se Franca do të jetë në krye të agjendës së saj, duke përkujtuar disa prej çështjeve, që e kanë dërguar Donald Trumpin në Shtëpinë e Bardhë.

Le Pen, kandidate e Fronit Kombëtar, e ka sulmuar Bashkimin Evropian, imigrimin masiv dhe islamin radikal.

Ajo mbrëmë u tha mbështetësve në qytetin e Lionit se BE-ja e gjymtuar Francën.

“Nëse BE-ja nuk jep, atëherë unë do të kërkoj votë franceze në referendum për largim nga ky ankth”, tha Le Pen para 3 mijë mbështetësve të saj në Lion.

Ajo po ashtu, e kritikuar islamin radikal.

“Ne nuk dëshirojmë të jetojmë nën kërcënimin e fundamentalizmit islamik”, tha Le Pen.

Zgjedhjet presidenciale në Francë mbahen në muajin prill.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat