Tipras: FMN dhe Schauble të mos luajnë me zjarrin

Evropë

Tipras: FMN dhe Schauble të mos luajnë me zjarrin

Më: 11 shkurt 2017 Në ora: 16:30
Kryeministri grek, Alexis Tsipras

Kryeministri grek, Alexis Tsipras i bëri sot thirrje Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe ministrit gjerman të Financave, Wolfgang Schaüble të mos luajnë me zjarrin, duke fajësuar se qëndrimet e tyre çuan në bllokimin e tanishëm të negociatave mes Greqisë dhe kreditorëve.

Në nisje të një takimi të partisë së tij, Syriza e majtë, kryeministri konfirmoi gjithashtu se kishte besim brenda një periudhë të caktuar për arritjen e një marrëveshje mes Greqisë dhe kreditorëve, një ditë pas një takimi në Bruksel të përfunduar pa vendime konkrete.

Ky takim ka kushtëzuar një rikthim në Athinë të përfaqesuesve të kreditorëve për një ndryshim qëndrimi të FMN-së. Ne presim sa më shpejt të jetë e mundur që FMN të rishikojë vlerësimet e saj në mënyrë që bisedimet të mund të vijojnë në nivel teknik », u shpreh ai.

Ai i bëri gjithashtu thirrje kancelares gjermane, Angela Merkel për të mbështetur ministrin e saj të Financave për dhënien fund të agresivitetit të tij të vazhdueshëm kundrejt Greqisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat