Sot çaktivizohet bomba në Selanik

Evropë

Sot çaktivizohet bomba në Selanik

Më: 12 shkurt 2017 Në ora: 08:29
ilustrim

Autoritetet greke kanë filluar evakimin e popullatës nga qyteti i dytë më madh Selaniku, prej nga përkohësisht do të shpërngulen 72.000 banorë, që të çaktivizohet dhe largohet një bombë nga Lufta e Dytë Botërore.

Sipas paralajmërimeve, bomba do të çaktivizohet sot.

Ekspertë ushtarak do të tentojnë ta neutralizojnë bombën në vendin ku është gjetur, ndërsa ky operacion do të zgjasë disa orë. 

Evakuimi do të fillojë në orën gjashtë të mëngjesit, ndërsa autobusët do t'i dërgojnë banorët të paktën dy kilometra nga rrezet e bombës.

Ata do të vendosen në shkolla lokale, stadiume dhe kafene. Autoritet do ta evakuojnë edhe kampin e afërt të refugjatëve, ku gjenden rreth 450 persona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat