65% e bizneseve të mëdha britanike janë përballur me sulme kibernetike

Evropë

65% e bizneseve të mëdha britanike janë përballur me sulme kibernetike

Më: 14 shkurt 2017 Në ora: 17:04
Ilustrim

Shefi i thesarit në Britani të Madhe ka paralajmëruar se sulmet kibernetike janë duke u bërë më agresive dhe më të sofistikuara, raporton Reuters deklaratën e bërë nga Philip Hammond, pak para hapjes së një qendre të re në Londër që do të merret me “hackimet” ndaj këtij shteti.

Hammond ka kërkuar sidomos nga bizneset që të përforcojnë qasjen e tyre derisa sulmet kibernetike po intesifikohen.

Ai ka treguar se 65 % e bizneseve të mëdha kanë raportuar sulme të tilla gjatë 12 muajve të fundit, por shumë biznese sipas tij nuk kanë plane në rast të përballjes me sulme të tilla.

Drejtori teknik i qendrës së re, Ian Levy, thotë se qeveria do të veproj si “një brejtës (që përdoret nëpër laboratore për eksperimente) për të gjitha masat që ne duam t’i shohim se i ndërmerr industria në shkallë vendi”.

Qeveria britanike e ka mbështetur qendrën në fjalë me mbi 2.2 miliardë eurosh.

Mbretëresha Elizabeta II do e hap zyrtarisht qendrën gjatë ditës së sotme, objekti i së cilës gjendet në qendër të Londres.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat