Frikë për gripin e shpendëve në Francë

Evropë

Frikë për gripin e shpendëve në Francë

Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 16:53
Ilustrim

Për shkak të rrezikut të gripit të shpendëve (H5N8), në Francë, deri më tani janë asgjësuar të paktën 3 milionë e 300 mijë shpendë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për mediat, sekretarja e Përgjithshme e Shoqatës së Prodhuesve të Produkteve të Mishit të Shpendëve, Marie-Pierre Pe, tha: "Deri më tani numri i shpendëve të rritur nën kontroll që kemi asgjësuar është 3 milionë e 300 mijë. Për shkak të rasteve në jugperëndim të vendit, në ditët në vijim kjo shifër mund të jetë edhe më e lartë."  

Ndërsa Ministria franceze e Bujqësisë, në një deklaratë ka konfirmuar se ka përcaktuar edhe 48 qendra banimi, si hapësirë e rrezikuar nga gripi i shpendëve.  Në këtë mënyrë numri i qyteteve dhe qytezave të rrezikuara nga gripi i shpendëve është rritur nga 415 që ishte në 463. Autoritetet pritet të marrin masa për asgjësimin e godinave me shpendë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat