Britania paralajmërohet të mbetet në Europol pas Brexit

Evropë

Britania paralajmërohet të mbetet në Europol pas Brexit

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 17:39
Rob Wainwright

Britania e Madhe do të mund të preket më shumë nga terrorizmi dhe krimi i organizuar në qoftë se pas Brexit ajo nuk do të sigurojë një partneritet me Europolin, Agjencinë për zbatimin e ligjit në BE, deklaroi të enjten drejtori i saj për Britani, Rob Wainwright.

Në një intervistë për televizionin SKY, ai tha se mungesa në qasjen e të dhënave të organizatës së inteligjencës e cila ndodhet me seli në Hagë, do të mund të shkaktojë probleme të sigurisë.

“Kam parë se si kërcënimi nga terrorizmi dhe krimi i organizuar janë shndërruar në një kërcënim global, prandaj është më se i nevojshëm një bashkëpunim ndërkombëtar policor për të na mbajtur të sigurt”, tha Wainwright.

Sipas tij, mekanizmat siç është Europoli mundësojnë goditje të ashpër të shkelësve të ligjit.

Duke vënë në dukje se dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian (Brexit) nënkupton me automatizëm edhe dalje nga anëtarësimi në Europol, përveç nëse nënshkruhet një marrëveshje e veçantë gjatë negociatave Britani –BE, Wainwright tha se agjencia paraqet një vegël jetike për luftimin e krimit.

“Ne (Europoli) kemi të bëjmë me mijëra raste të krimit serioz për çdo vit, madje edhe me terroristë të cilat janë identifikuar dhe ekstraduar sipas kushteve të urdhërarrestit”, tha Wainwright, transmeton AA.

Drejtori i Europolit tha gjithashtu se Britania e Madhe ka dhënë një kontribut të çmuar, gjë të cilën 27 shtetet anëtare nuk do të donin ta humbasin pas Brexit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat