Princesha Cristina dënohet me gjobë, ndërsa bashkëshorti me burg

Evropë

Princesha Cristina dënohet me gjobë, ndërsa bashkëshorti me burg

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 16:12
Cristina

Cristina është dënuar me një gjobë prej 265 mijë euro, ndërsa bashkëshorti i saj, ndaj të cilit kërkohej 19.5 vite burg është dhënë dënim me heqje lirie prej 6 vite e 3 muaj burg, si dhe 512 mijë euro gjobë.

Në rastin e parë kur një pjesëtar i familjes mbretërore në Spanjë ulet në karrigen e të akuzuarve, Princesha Cristina, është dënuar me gjobë, ndërsa bashkëshorti i saj është dënuar me 6 vite e 3 muaj burg. 

Hetimet në lidhje me këtë çështje nisën 6.5 vite më parë nga prokurori Jose Castro, ndërsa procesi gjyqësor është zhvilluar në qytetin Palma. Në këtë proces gjyqësor janë të akuzuar, motra e Filipit të gjashtë, Princeshë Cristina dhe bashkëshorti i saj Inaki Urdangarin, si dhe 15 të persona të tjerë. 

Cristina është dënuar me një gjobë prej 265 mijë euro, ndërsa bashkëshorti i saj, ndaj të cilit kërkohej 19.5 vite burg është dhënë dënim me heqje lirie prej 6 vite e 3 muaj burg, si dhe 512 mijë euro gjobë. 

Në këtë proces dënimin më të lartë e mori një nga ish-ortakët e bashkëshortit të princeshës, i cili u dënua me 8 vite e 6 muaj burg, 8 vite punë të detyruar, largim nga detyra dhe 1 milionë e 723 e 843 euro gjobë. 

Ndërkohë që theksohet se të akuzuarit kanë të drejtën e kundërshtimit të vendimit dhe dërgimit të saj në një gjykatë më të lartë, dënimi për Urdangarin mund të ekzekutohet në rast të një kërkese të mundshme nga prokuroria. 

Seanca gjyqësore është ndjekur nga Princesha Cristina dhe bashkëshorti i saj nga shtëpia e tyre në Gjenevë. Ata janë ndarë në vitin 2013 nga Barcelona dhe janë vendosur në Zvicër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat