Kërcënime në drejtim të konsulatës serbe në Zvicër? - Zëdhënësja e policisë zvicerane Lulzana Musliu komenton ngjarjen

Evropë

Kërcënime në drejtim të konsulatës serbe në Zvicër? - Zëdhënësja e policisë zvicerane Lulzana Musliu komenton ngjarjen

Nga: Fitim Dika Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 16:51
Konsulata serbe, Cyrih

Prej disa ditësh përpara konsulatës serbe në rrugën Alfred-Escher-Strasse në Cyrih ndodhet e parkuar një veturë policie me drita të shkurta, shkruan media zvicerane “Tagesanzeiger” duke hedhur dyshime për paralajmërime të sulmeve. “Kjo ndodh gjatë kohës kur konsulata është hapur dhe vetura qëndron mbi trotuar në këndin jugor,” përcjell botasot.info.

Policia e Cyrihut nuk ka dashur të komentojë rastin. Ajo e ka hedhur përgjegjësinë te Fedpol, policia shtetërore.

“Për shkak të analizave kërcënuese autoritetet shtetërore e shohin të arsyeshme që të ruajnë përfaqësuesit e huaj në Zvicër,” thotë zëdhënësja e Fedpol, që për koincidencë është shqiptare, Lulzana Musliu. “Informacione tjera nuk mund të japim, për arsye sigurie.”

Mediat serbe që shpesh dinë të luajnë mirë rolin e viktimës, theksojnë se edhe përfaqësitë serbe në Bruksel, Romë, Turqi, Greqi, SHBA dhe Gjermani kanë rritje të mbrojtjes policore. Kjo sipas tyre lidhet me kërcënimet e shumta që kanë ardhur në adresë të tyre pas arrestimit të ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, në 4 janar në aeroportin francez Basel-Mulhouse.
Ish udhëheqësi i UÇK, Haradinaj nuk mund të largohet nga Franca pa përfunduar procesi zgjedhor, megjithatë mbrohet në liri./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat