Shpërthimi në Turqi, një fëmijë i vrarë dhe 15 persona të plagosur

Evropë

Shpërthimi në Turqi, një fëmijë i vrarë dhe 15 persona të plagosur

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 19:49
Pamje nga vendngjarja

(E plotësuar)  - Sonte ka ndodhur një shpërthim në provincën turke Sanliurfa, pranë kufirit me Sirinë, ku ka mbetur i vrarë një fëmijë dhe janë plagosur së paku 15 persona.

Shpërthimi ka ndodhur në një auto-bombë. Turqia është vënë në cak të sulmeve terroriste, të kryeura nga Shteti Islamik dhe nga Partia Popullore Kurde

Shpërthim në pjesën jugore të Turqisë

Një shpërthim i madh ka goditur një ndërtesë në të cilën po qëndronin gjykatës dhe prokurorë në pjesën jugore të Turqisë.

Shpërthimi ka ndodhur në qytetin Viransehir, në provincën Sanliurfa, e cila është në kufi me Sirinë.

Shkaqet e këtij shpërthimi ende nuk janë të qarta, megjithatë kjo nuk është hera e parë që qytetet në Turqi goditen nga sulme të tilla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat