SHBA, “Fox News”: Ligjvënësit hetojnë shoqatat e financuara nga Soros për ndikimin në Europë

Evropë

SHBA, “Fox News”: Ligjvënësit hetojnë shoqatat e financuara nga Soros për ndikimin në Europë

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 12:13
George Soros

Ndërhyrjet e George Soros në politikën evropiane kanë tërhequr vëmendjen e Kongresit amerikan. Shqetësimet rreth përfshirjes së Soros janë ngritur së fundmi nga Kryeministri hungarez, i cili javën e kaluar sulmoi “perandorinë” Soros. Pak ditë më parë, ligjvënësit republikanë në Uashington shtruan pyetjet nëse paratë e taksapaguesve amerikanë janë përdorur për të financuar projekte të Soros në një vend të vogël, Maqedoninë. Senatori Mike Lee shprehu shqetësimin se fondet e USAID përdoren nga fondacionet e Soros. Ish-Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski thotë se Soros ka një ndikim vendimtar në politikën e vendit të tij. Fondacionet e Shoqërisë së Hapur nuk kanë pranuar të komentojnë pas kërkesës së Fox News për këto akuza.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat