"Luftë" mes Greqisë dhe Turqisë: Anija luftarake turke hap zjarr

Evropë

"Luftë" mes Greqisë dhe Turqisë: Anija luftarake turke hap zjarr

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 19:59
Anija luftarake turku

Ministria greke e Mbrojtjes ka informuar se një anije patrulle e ushtrisë turke ka hapur zjarr mëngjesin e së premtes në rrethinat lindore të ishullit të Egjeut, Farmakonisi.

Sipas saj, autoritetet turke lëshuan një paralajmërim “Navtex” të enjten, për të informuar se do të kryenin manovra ushtarake me municion të vërtetë në zonën lindore të Farmakonisit, mëngjesin e së premtes.

Por ministria greke e Mbrojtjes iu përgjigj gjithashtu me një “Navtex”, duke refuzuar lajmërimin e turqve si të pavlefshëm pasi manovrat do të kryheshin në ujërat territoriale greke.

Anija luftarake greke “Nokiforos” u dërgua në zonë për të monitoruar anijen turke, derisa ajo të largohej.

Incidenti ndodh pas shkeljeve të shumta të hapësirës ajrore greke nga Turqia, e cila ka rritur tensionet mes Athinës dhe Ankarasë. Marrëdhëniet mes dy fqinjëve janë tensionuar shumë që pas vendimit të Gjykatës Supreme Greke për të refuzuar ekstradimin e 8 ushtarakëve turq për grushtin e shtetit të 15 korrikut të shkuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat