Serbët ekspozojnë armët e reja, thonë se do ta frikësojnë të gjithë Ballkanin

Evropë

Serbët ekspozojnë armët e reja, thonë se do ta frikësojnë të gjithë Ballkanin

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 15:02
Serbët ekspozojnë armët e reja

Në Abu Dhabi, është hapur ekspozita e trembëdhjetë ndërkombëtare e armëve dhe pajisjeve ushtarake IDEX 2017, ku kapacitetet e tyre janë duke i ekspozuar edhe kompanitë serbe.

Siç shkruajnë mediat serbe, fillimisht nga kompanitë serbe janë paraqitur disa produkte të reja industrisë së mbrojtjes serbe, të cilat po sipas medieve serbe provokuan një interesim të madh të të pranishmëve.

E njëra nga armatimet e ekspozuara aty, është një raketë artileri me një korrigjim trajektore, me një rreze prej 300 kilometrash, si dhe një helikopter pa pilot.

Vëmendje e jashtëzakonshme e vizitorëve, thuhet se ka shkaktuar një mjet i blinduar “Milosh”, i projektuar për zbulim, patrullë dhe operacione të posaçme dhe mbrojtjen nga efektet e minave anti-tank.

Në panairin IDEX 2017, sipas organizatorëve do të marrin pjesë më shumë se 1200 kompani, nga 57 vende të botës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat