Të shtëna armësh në Stamboll, pesë të plagosur

Evropë

Të shtëna armësh në Stamboll, pesë të plagosur

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 22:28
Stamboll, Turqi

Dy persona që ishin në një motoçikletë kanë qëlluar me armë në drejtim të një kafiterie në Stamboll, ku si pasojë pesë persona kanë mbetur të plagosur, raporton DHA.

Sulmi ka ndodhur në pjesën veriperëndimore të Stambollit në lagjen Fatih, ku edhe ndodhen zyrat e autoriteteve qeveritare.

Sipas organeve të sigurisë në vendin e ngjarjes kanë dalë autoambulancat dhe patrulla të shumta të policisë. Ndërkaq të plagosurit janë dërguar në spitalin më të afërt për trajtim.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat