Vala radioaktive ‘pushton’ Europën? SHBA dërgon ‘nuhatësin’

Evropë

Vala radioaktive ‘pushton’ Europën? SHBA dërgon ‘nuhatësin’

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 21:47
Avioni i forcave ajrore amerikane, që përdoret për të ‘nuhatur’ shpërthimet e mundshme radioaktive.

Një avion i forcave ajrore amerikane, që përdoret për të ‘nuhatur’ shpërthimet e mundshme radioaktive, është dërguar në Britani mes shqetësimeve se në Europë është pikasur nivel i lartë radioaktiviteti.

Sipas Daily Mail, avioni WC-135 Constant Phoenix, që njihet edhe si ‘nuhatësi bërthamor’, ka mbërritur javën e shkuar në Britani në një mision sekret.

Ky lajm vjen mes spekulimeve se Rusia është duke testuar armë bërthamore.

Stacionet e matjes së cilësisë së ajrit nëpër Europë kanë pikasur gjurmë radioaktive që vijnë nga Europa Lindore.

Nivelet e larta të radioaktivitetit sugjerojnë se Putin mund të jetë duke testuar ndonjë armë bërthamore në Arktik.

Megjithatë Organizata për Ndalimin e Testimeve Bërthamore mohon që të jetë zhvilluar ndonjë testim i tillë.

Në deklaratën e tyre thuhet se nivelet radioaktive në Europë nuk janë shqetësuese.

Por mbërritja e një avioni të tillë, që është përdorur gjatë katastrofës së Çernobilit, i ka ndezur teoritë në rrjetet sociale dhe në tabloidët britanikë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat