Gjermani, nis gjykimi për ish ushtarin irakian

Evropë

Gjermani, nis gjykimi për ish ushtarin irakian

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 16:29
Gjykimi

Një ish ushtar irakian i cili po gjykohet për krime lufte, ka pranuar në fillim të procesit gjyqësor kundër tij që po mbahet në Gjermani, se është fotografuar duke mbajtur në duar kokat e prera të dy pjesëtarëve të ISIS-it të vrarë në luftime, por se këtë e ka bërë duke ndjekur urdhërat nga lartë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rami K., emri i plotë i të cilit nuk është publikuar në përputhje me ligjet gjermane të privatësisë, i ka thënë të mërkurën gjykatës shtetërore në Berlin se “po të mos mbante kokat e prera në kohën kur shërbente në ushtrinë e Irakut, do të ishte ekzekutuar”, njofton agjencia e lajmeve DPA.

Irakiani 28 vjeçar është akuzuar në gusht, menjëherë pas zbulimit të fotografive në kompjuterin e tij tablet.

Nëse shpallet fajtor, i dyshuari i cili në vitin 2015 ka mbërritur në Gjermani si azilkërkues, rrezikon dënimin prej minimum një viti burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat