Evakuohet një qendër tregtare, gjendet një valixhe e dyshimtë

Evropë

Evakuohet një qendër tregtare, gjendet një valixhe e dyshimtë

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 20:55
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në një qendër tregtare në Paris, sot pasdite është gjetur një valixhe të dyshimtë, dhe për shkak të rrezikut se mund të kishte bombë, janë evakuuar të gjithë personat që gjendeshin në qendër.

Mediat franceze raportojnë se një i dyshuar është arrestuar. Po ashtu në parkimin e qendrës tregtare është gjetur edhe automjeti i dyshuar, i cili është kontrolluar nga forcat e deminimit.

Në aksionin e policisë, janë mobilizuar 250 policë, zjarrfikës, anëtarët e njësisë për deminim, si dhe qentë nuhatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat