Bie numri i turistëve në Parise

Evropë

Bie numri i turistëve në Parise

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 22:08
Kulla Eifel

Turizmi në Paris është në rënie.

Kryeqyteti i Francës në vititn 2016 ka pasur 1.5 milionë më pak turistë se në vitin 2015, që përkthyer në para i bie 1.3 miliardë euro më pak për Parisin.

Krejt kjo ka ardhur si pasojë e frikës së terrorizmit dhe sigurisë së brishtë, pas masakrës së Charlie Hebdos në muajin janar të vitit 2015 dhe sulmeve terroriste në muajin nëntor të po këtij viti.

Rënia e numrit të turistëve është vërejtur kryesisht në turistët kinezë dhe japonezë, që edhe konsiderohen si turistët më të shpeshtë dhe më të shumtë në numër në Paris.

Rënie është vërejtur edhe në numrin e turistëve italianë dhe atyre spanjollë e britanikë.

Por duket se amerikanët nuk janë ndikuar shumë nga këto ngjarje, pasi numri i turistëve amerikanë nuk pësuar rënie shumë të madhe, edhe pas këtyre sulmeve të vitit 2015.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat