Rrëzohet autobusi me ushtarë serbë, njëri në gjendje serioze

Evropë

Rrëzohet autobusi me ushtarë serbë, njëri në gjendje serioze

Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 14:50
Autobusi i rrezuar

Një  aksident ka ndodhur pranë Vladicin Han, kur një autobus plot me ushtarë serbë është rrëzuar. Autobusi ishte rrugës për në Preshevë dhe për shkaqe të panjohura deri më tani është rrëzuar dhe ka dalë jashtë rrugës.

Në aksident ishin lënduar rëndë 14 ushtarë,ndërsa njëri prej tyre është në gjendje serioze,  të cilët kërkuan ndihmë në spital.

Edhe pse është njoftuar se në autobus ishin 40 ushtarë, shtetet e ministrisë që janë gjetur më pasë të jenë 28 ushtarë serbë që janë drejtuar në punë, nga Nishi për Preshevë.

Në vendin e ngjarjes ka dalë shumë shpejt ambulanca, policia dhe policia ushtarake, shkruan presheva jonë.

Sipas informatave paraparake, disa persona janë lënduar, prej të cilave një me lëndime të rënda në kokë. Në qendrën shëndetësore në Vrasnjë u transportuan 13 persona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat