Protestë e gaz lotsjellës në Paris

Evropë

Protestë e gaz lotsjellës në Paris

Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 15:53
Protestë e gaz lotsjellës në Paris

Policia ka hedhur gaz lotsjellës ndaj studentëve të Parisit, të cilët kishin bllokuar 16 shkolla të mesme gjatë një proteste në këtë qytet, shkruan BBC.

Protestat janë organizuar në kryeqytet me qëllim të kundërshtimit të dhunimit, të supozuar, të një personi me ngjyrë nga një polic dhe abuzimet e ndryshme të policisë.

Viktima, i njohur për publikun si Theo, ka raportuar që është rrahur nga policët dhe ishte dhunuar me një shkop gome të policisë, pasi që ishte ndaluar më 2 shkurt.

Katër policë janë suspenduar pas kësaj ngjarje.

Protestuesit filluan marshin të qetë nga Place de la Nation, pastaj vazhduan duke ndezur zjarr nëpër kontejnerë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat