Gjuha e urrejtjes në Ballkan

Evropë

Gjuha e urrejtjes në Ballkan

Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 09:11
Ilustrim

Dhuna ndaj pakicave fillon me gjuhën diskriminuese dhe ofenduese që përdoret ndaj tyre.

Në të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor dëgjohen mjaft shprehje fyerëse dhe diskriminuese në jetën publike. Sidomos të forta janë atë nëpër stadiume apo në gjuhën e politikanëve. Si fyerje përdoren për shembull, majmun, cigan, pederast e kështu me radhë.

Johanna Deimel, nga Shoqata për Evropën Juglindore në Mynih thotë se përdorimi i gjuhës së shthurur në hapësirën publike që drejtohet qoftë kundër pakicave etnike, atyre seksuale etj, ka traditë në Ballkan, por aktualisht përdorimi i saj po shtohet. "Kjo lidhet me faktin se megjithë procesin e afrimit me BE-në, vendet e Ballkanit janë ende larg vënies në jetë të parimeve demokratike dhe atyre të shtetit të së drejtës."

Image
Johanna Deimel

Frustrimi për perspektivën evropiane dhe gjendja shpesh e vështirë dhe pa perspektivë ekonomike bën që tensionet në vendet e Ballkanit të shtohen. Sipas ekspertes për Ballkanin Deimel kjo bën që "në media të përhapet një gjuhë urrejtjeje e shfrenuar, e cila nuk përballet me rregulla."

Evropa dhe populizimi

Kjo lidhet edhe me një zhvillim që vihet re në mbarë Evropën, sepse në disa vende të BE-së, si në Francë, Hungari, Poloni dhe Holandë, po vihet re një forcim i partive të djathta dhe po vihen në pikëpyetje demokracitë liberale. Nacionalizimi po forcohet dhe dëgjohen sllogane kundër perëndimit dekadent. "Qëndrime të tilla gjejnë në Ballkan shumë mbështetës", - thotë Deimel 

Tepër shqetësuese është në këtë mes gjuha e urrejtjes me përmbajtje etnocentrike - fyerja e hapur e pakicave etnike. Kjo gjuhë po ripërtërihet në Ballkan dhe po keqpërdoret për qëllime politike, shkruan DW.

Deimel paralajmëron për përdorimin e gjuhës luftarake, pra që njerëzit flasin sërish për luftë dhe ndryshim kufijsh, gjë që sipas saj është tepër e rrezikshme, sepse "lufta nuk nis vetiu, por përgatitet edhe përmes gjuhës."

Image

Ligje vetëm në letër

Aktivistja kroate për paqen Cvijeta Senta thotë se institucionet shtetërore mbajnë përgjegjësi të madhe. Në ligj parashikohen dënime për gjuhën e urrejtjes që konsiderohet si vepër penale, por në realitet gjëra të tilla nuk zbatohen. "Kjo bën që ata që i shajnë ta ndjejnë veten të kërcënuar, kurse ata që shajnë të marrin më tepër guxim." Sipas saj në rast se dikë e diskretiton duke e quajtur serb apo cigan dhe duke e shpallur si person të padëshirueshëm, nuk është problem që më pas të përpiqesh ta eleminosh.  

Shumë organizata të shoqërisë civile në të gjithë rajonin janë angazhuar në luftë kundër gjuhës së urrjetjes dhe denoncojnë përdorimin e saj tek autoritet. Por shpesh ata nuk merren seriozisht ose madje bëhen vetë viktima ofezash. Aktivistja Cvijeta Senta thotë se BE-ja duhet të jetë e vëmendshme për raste të tilla, sepse "pa kontroll nga jashtë, zhduket edhe presioni për t'u sjellë ndryshe" dhe dalin në pah shprehje seksiste dhe raciste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat