Në Moskë u varros Vitaly Churkin

Evropë

Në Moskë u varros Vitaly Churkin

Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 19:10
Moskë, 24 shkurt 2017

Në Moskë është mbajtur të premten shërbimi funeral për ambasadorin e ndjerë rus në Kombet e Bashkuara, Vitaly Churkin.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se Churkin “ka qenë një diplomat i shkëlqyeshëm”.

“Po i themi lamtumirë mikut tonë, një diplomati të shquar të kohëve moderne. Një person që gjithmonë ka arritur rezultatet maksimale të mundshme kudo që e ka dërguar atdheu”, tha Lavrov.

Churkin ka vdekur në Nju Jork, më 20 shkurt, një ditë para se t’i mbushte 65 vjet.

Të premten, misioni rus në Kombet e Bashkuara njoftoi se zëvendësi i Churkinit, Pyotr Ilyichev, është emëruar ushtrues i detyrës së ambasadorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat