Anastasiades: Bisedimet për bashkimin mund të mbeten të bllokuara deri në prill

Evropë

Anastasiades: Bisedimet për bashkimin mund të mbeten të bllokuara deri në prill

Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 19:21
Presidenti qipriot grek, Nicos Anastasiades

 Presidenti qipriot grek, Nicos Anastasiades deklaroi se bisedimet e mbështetura nga OKB-ja mbi ribashkimin e Qipros do të mbeten të bllokuara deri në referendumin e 16 prillit në Turqi mbi kopetencat presidenciale, në një intervistë të publikuar sot.

Anastasiades, që drejton Republikën e Qipros, anëtare e Bashkimit Evropian, ka zhvilluar 21 muaj negociata me kryetarin qipriot turk, Mustafa Akinci, të konsideruara si shpresa më e madhe për të arritur një ribashkim të ishullit të ndarë.

Por Akinci pezulloi këtë javë pjesëmarrjen e tij në negociatat për të protestuar kundër miratimit nga Parlamenti qipriot të një ligji që i mundëson shkollave qipriote greke të kujtojnë përvjetorin e një referendumi të vitit 1950, gjatë të cilit qipriotët grekë ishin shprehur masivisht pro bashkimit të ishullit me Greqinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat