Presidenti i Francës i kundërpërgjigjet Trumpit

Evropë

Presidenti i Francës i kundërpërgjigjet Trumpit

Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 17:19
Presidenti i Francës, Francois Hollande

Presidenti i Francës, Francois Hollande, i është përgjigjur presidentit të SHBA-së, Donald Trump, pasi ky i fundit tha se “Parisi nuk është më i njëjti” pas sulmeve të militantëve islamik.

Ai tha se Trump duhet të mbështesë aleatët e Amerikës dhe se terrorizmi duhet luftuar së bashku.

“Unë nuk do të bëja të njëjtat komente për Amerikën dhe kërkoj nga Trump që ai të mos i bëjë ato për Francën”.

“Nuk dua të bëj krahasime, por në shtetin tonë njerëzit nuk kanë qasje në armë. Nuk ndodh që dikush të gjuajë në turmë vetëm sepse ashtu i teket”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat