Luftime mes ushtrisë së Azerbajxhanit dhe të Armenisë

Evropë

Luftime mes ushtrisë së Azerbajxhanit dhe të Armenisë

Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 18:36
Luftime mes ushtrisë së Azerbajxhanit dhe të Armenisë

Ushtria e Azerbajxhanit ka shkatërruar një pikë të ushtrisë armene, nga e cila është hapur zjarr

Në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes të Azerbajxhanit, thuhet se një pikë e zjarrit e ushtrisë armene, e cila vazhdimisht hapte zjarr ndaj pozicioneve të Azerbajxhanit është qëlluar duke u shkatërruar dhe sipas ministrisë ka humbje të jetëve nga ushtria e Armenisë.

Ndër të tjera njoftohet se është rrëzuar edhe një mjet ajror pa pilot i Armenisë, i cili kryente fluturime zbuluese mbi pozicionet e Azerbajxhanit në fshatin Talish.

Ushtria e Armenisë në orët e natës ka kryer sulme përgjatë vijës së frontit ndaj pozicioneve të Azerbajxhanit, ku dhe në rajonet Hoxhavend-Fuzuli, ku gjatë luftimeve ka pasur edhe humbje të jetëve të ushtarëve të të dyja anëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat