Çfarë po ndodh? 136 diplomatë turq kërkojnë azil në Gjermani

Evropë

Çfarë po ndodh? 136 diplomatë turq kërkojnë azil në Gjermani

Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 09:11
Ilustrim

Rreth 136 diplomatë turq kanë kërkuar azil në Gjermani, që prej trazirave të korrikut të vitit të kaluar.

Mediat gjermane raportojnë se kjo shifër është shtrirë në periudhën nga gushti i 2016 në janar të 2017 dhe se Ministria e Brendshme gjermane nuk ka identifikuar 136 turqit që kanë kërkuar azil, të cilët nuk janë vetëm diplomatë, por edhe familjarë të tyre, si bashkëshortet e fëmijët që mbajnë pasaporta diplomatike.

Turqia ndërkohë i ka bërë thirrje Gjermanisë të mos japë azil për asnjë oficer ushtarak, teksa mendohet se në mesin e atyre që kanë kërkuar azil janë edhe disa shtetas turq pjesë e bazave të NATO-s në Gjermani.

Që prej trazirave të korrikut, rreth 40,000 persona janë arrestuar në Turqi dhe më shumë se 100.000 janë shkarkuar ose pezulluar nga ushtria, shërbimi civil dhe sektori privat. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat