Vriten 11 militantë kurdë në juglindje të Turqisë

Evropë

Vriten 11 militantë kurdë në juglindje të Turqisë

Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 15:08
Ilustrim

Njëmbëdhjetë militantë të Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve Kurdistian (PKK) janë vrarë në disa operacione në provincat juglindore të Turqisë, Bitlis dhe Diyarbakir, raporton agjencia e lajmeve Dogan.

Ekipet e xhandarmerisë turke janë përleshur me armë zjarri me një grup militantësh të PKK-së në një zonë malore në Bitlis, më 24 shkurt.

Dhjetë militantë u vranë dhe një tjetër u kap në këtë operacion.

Një ushtarë dhe një roje fshati u plagosën në këto përleshje. Në një operacion tjetër, një militantë i PKK-së u vra dhe një tjetër u kap në provincën Kiyarbakir.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat