Francois Fillon nuk tërhiqet nga gara presidenciale

Evropë

Francois Fillon nuk tërhiqet nga gara presidenciale

Më: 1 mars 2017 Në ora: 15:17
Francois Fillon

Kandidati i qendrës së djathtë për presidencën franceze, Francois Fillon ka anuluar një takim me kryesinë e partisë duke ngritur dyshime të mëtejshme në lidhje me fushatën e tij.

Megjithatë ai ka bërë të ditur se nuk do të tërhiqet nga kandidatura pavarësisht asaj se është ftuar për të dëshmuar në një hetim.

Fillon nuk i ka pranuar asnjëherë akuzat e gazetës satirike “Le Canar Enchaine” për punësimin fiktiv të së shoqes, Penelope, të paguar nga fondet publike për një punë të cilën nuk e ka kryer.

Fillon pasi anuloi takimin ka njoftuar se së shpejti do të dalë me një deklaratë për shtyp.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat