Sulmi me sëpatë në Gjermani, publikohen pamje të rënda

Evropë

Sulmi me sëpatë në Gjermani, publikohen pamje të rënda

Më: 10 mars 2017 Në ora: 10:40
Pamje nga vendi i ngjarjes

Autoritetet gjermane, sipas medieve të huaja kanë bërë të ditur se shtatë veta janë lënduar pas një sulmi me sëpatë, të ndodhur mbrëmë në një stacion të trenave në Dusseldorf.

Në këtë drejtim, policia gjermane ka bërë të ditur se është arrestuar një i dyshuar, që thuhet se bëhet fjalë për një 36-vjeçar.

Ndërkohë, mediat e huaja shkruajnë se bëhet fjalë për një person me origjinë nga ish-Jugosllavia, i cili thuhet të jetë me probleme shëndetësore.

Policia ka gjetur edhe sëpatën e sulmuesit, duke sugjeruar së fundmi se bëhet fjalë për një sulm të bërë nga vetëm një person.

Pas inspektimit të policisë, stacioni hekurudhor në Dusseldorf është rihapur.

Nga policia gjermane kanë thënë se i dyshuari është gjithashtu i plagosur rëndë dhe gjendet në spital, duke mos dhënë detaje për ndonjë motiv të mundshëm të sulmit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat