Gjermanët gjithnjë e më të kënaqur me Merkel

Evropë

Gjermanët gjithnjë e më të kënaqur me Merkel

Më: 10 mars 2017 Në ora: 12:04
Angela Merkel

Popullariteti i kancelares Angela Merkel në mesin e gjermanëve ka shënuar rritje të dukshme dhe të premten 60 për qind e tyre janë të kënaqur me punën e saj, që është suksesi i saj më i madh që nga shtatori i vitit 2015, kur ua hapi dyert refugjatëve, ndërsa mbi vete mori barrën e kritikave të qytetarëve dhe partive politike të pakënaqura.

Këtë e tregon anketa aktuale e ARD “'Deutschlandtrend”, sipas së cilës Merkel për pesë për qind ka ngritur rezultatin e saj në 60 për qind, derisa kundërkandidati i saj në zgjedhjet federale në shtator, socialdemokrati Martin Shulc, ka marrë 52 për qind të votave, përkatësisht tri më pak krahasuar me anketën e kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat