Merkel: BE të bashkohet në diversitet

Evropë

Merkel: BE të bashkohet në diversitet

Më: 10 mars 2017 Në ora: 15:40
Angela Merkel

Liderët e Bashkimit Evropian do ta shpallin veten “të bashkuar në diversitet” pas daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, ka deklaruar të premten kancelarja gjermane Angela Merkel.

“Motoja është që të qëndrojmë të bashkuar në diversitet”, ka thënë Merkel pas samitit të BE-së kushtuar përgatitjeve të takimit në të cilin do të bisedohet për të ardhmen e Unionit pas Brexit, më 25 mars në Romë në 60-vjetorin e ekzistimit të Bashkimit Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat