Përkundër kritikave, Juppe përkrah Fillonin në rrugën për president

Evropë

Përkundër kritikave, Juppe përkrah Fillonin në rrugën për president

Më: 10 mars 2017 Në ora: 22:19
Alain Juppe, ish-kryeministër i Francës dhe bashkëpartiak i Francios Fillon

Alain Juppe, ish-kryeministër i Francës dhe bashkëpartiak i Francios Fillonit, ka thënë se do ta përkrah këtë të fundit në rrugën për president.

Përkundër se Juppe u tregua mjaft i ashpër në një fjalim para disa ditësh, ku e akuzoi Fillonin se ka dështuar për të arritur synimet e tij në zgjedhjet presidenciale, shkruan Reuters.

Pasi Fillon u përfshi nga skandali me gruan e tij, ishte emri i Juppe i cili lakohej më së shumti që të ishte zëvendësues i partisë konservatore në zgjedhjet presidenciale.

Sondazhet e fundit nga zgjedhjet në Francë, tregojnë se Fillon është i treti, pas Marine Le Pen dhe Emmanuel Macron. Ky i fundit, i cili në raundin e dytë pritet të fitojë bindshëm, dhe të shpallet president i ri i Francës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat