Merkel pret sot Vuçiqin në Berlin

Evropë

Merkel pret sot Vuçiqin në Berlin

Më: 14 mars 2017 Në ora: 10:04
Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq dhe Angela Merkel

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq, sot pasdite në Berlin do të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel, duke iu referuar kabinetit të kryeministrit.

Takimi i tyre i dhjetë, paraprakisht i planifikuar për të premten, 17 mars është spostuar më përpara sepse ndërkohë është anuluar takimi i kancelares gjermane me presidentin amerikan Donald Trump.

Tema e bisedës mes Vuçiqit dhe Merkelit do të jenë raportet bilaterale, çështjet rajonale, politika dhe ekonomia evropiane, si dhe politika migruese, deklaroi paraprakisht zëvendës-zëdhënësi i Qeverisë gjermane Ulrike Demer.

Bëhet fjalë për çështje aktuale, sidomos për rajonin e Ballkanit Perëndimor, por edhe për çështje që këtyre ditëve ndodhet në agjendën e institucioneve më të larta evropiane në Bruksel.

Merkel e anuloi vizitën në Washington, ku është pritur të takohet me Trumpin, për shkak të avancimit të shpejtë të stuhisë dimërore, e cila pritet ta godasë verilindjen e SHBA-së

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat