Brexit pritet të kthehet në ligj sot, Mbretëria e Bashkuar do të dalë nga BE

Evropë

Brexit pritet të kthehet në ligj sot, Mbretëria e Bashkuar do të dalë nga BE

Më: 14 mars 2017 Në ora: 10:16
Foto ilustrim

Parlamenti ka legjitimuar projektligjin e Brexit, duke i shtruar rrugën qeverisë të ekzekutojë Artikullin 50 në mënyrë që Mbretëria e Bashkuar të dalë nga Bashkimi Evropian.

Projektligji pritet të rishikohet nga Mbretëresha dhe të kthehet në ligj ditën e sotme. Kjo do të thotë se Theresa May nuk ka gjasa të diskutojë për tërheqjen e tij aq më pak në javën e fundit të marsit.

Kjo erdhi si rezultat pasi kryeministrja skoceze Nicola Sturgeon deklaroi se kishte si synim të mbante një referendum të dytë për pavarësinë e Skocisë në kohën kur negociatat për brexit priteshin të arrinin në një konkluzion.

Procesi i Brexit pritet të zgjasë 2 vite pasi May të invokojë Artikullin 50, në mënyrë që të nxjerrë Mbretërinë e Bashkuar nga BE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat