Gjykata Evropiane e Drejtësisë lejon largimin nga puna të punonjësve që bartin shami

Evropë

Gjykata Evropiane e Drejtësisë lejon largimin nga puna të punonjësve që bartin shami

Më: 14 mars 2017 Në ora: 10:35

Punëdhënësit janë të lejuar që të largojnë nga puna punonjëset që mbajnë shami në kokë, ka vendosur gjykata e Bashkimit Evropian të martën, bën të ditur BBC.

Por ndalimi duhet të bazohet në rregullat e brendshme të kompanisë në bazë të të cilave kërkohet që të gjithë punonjësit të "vishen neutral", thuhet në vendimin e  Gjykatës Evropiane të Drejtësisë

 Vendimi i GJED vjen pasi një recepsioniste në Belgjikë u largua nga vendi i saj i punës për shkak se kishte refuzuar të heqë mbulesën.

Gjykata e Kasacionit në Belgjikë e kishte adresuar çështjen në gjykatën e lartë të BE-së për sqarim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat