Erdogan planifikon pjesëmarrje të re të politikanëve të tij në Gjermani

Evropë

Erdogan planifikon pjesëmarrje të re të politikanëve të tij në Gjermani

Më: 14 mars 2017 Në ora: 17:00
Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan

Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan, pavarësisht situatës së tendosur në raportet me disa nga shtetet e Bashkimit Evropian, planifikon që në Gjermani të dërgojë edhe 15 politikanë të rangut të lartë për të shtyrë votuesit t’i japin mbështetje ndryshimeve kushtetuese në referendumin e 16 prillit, transmeton gazeta gjermane “Bild”.

“Deri në fund të marsit, do të duhej të mbahen edhe 15 mitingje në të cilat do të marrin pjesë ish-ministra, avokatë dhe anëtar të pozitës së lartë të partisë në pushtetet, Partia e drejtësisë dhe zhvillimit të presidentit Erdogan”, shkruan “Bild”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat