Tusk: Turqia e shkëputur nga realiteti

Evropë

Tusk: Turqia e shkëputur nga realiteti

Më: 15 mars 2017 Në ora: 10:26
Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk

Akuzat e Turqisë për fashizmin në Holandë janë "të shkëputura plotësisht nga realiteti", tha të mërkurën Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Vërejtjet e Turqisë erdhën pasi Holanda anuloi mitingje të politikanëve turq në Roterdam, për të rritur mbështetjen për një referendum që do t'i jepte Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, më shumë pushtet, shkruan NBC news.

"Rotterdam, qyteti i Erasmus, i shkatërruar tërësisht nga nazistët, i cili tani ka një kryetar të lindur në Marok: Nëse dikush e sheh fashizmin në Roterdam, ata janë të shkëputur plotësisht nga realiteti", tha në një seancë plenare të Parlamentit Evropian Tusk.

Vërejtjet e  Tusk u  mbështeten edhe nga Presidenti i Komisionit Evropian Jean Claude Juncker, i cili i tha parlamentit se ishte i ‘skandalizuar’ nga komentet turke, duke thënë se ato do të ndikojnë që Turqia të jetë më larg të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat