Rusi: Miratohet kufizimi i trasmetimeve të proceseve gjyqësore

Evropë

Rusi: Miratohet kufizimi i trasmetimeve të proceseve gjyqësore

Më: 15 mars 2017 Në ora: 18:50
Pamje nga një proces gjyqësor në Rusi

Duma shtetërore e Rusisë e ka miratuar legjislacionin me të cilin shtohet kufizimi i transmetimeve të drejtëprdrejta të procesve të hapura gjyqësore në televizion, radio dhe Internet.

Sipas ligjit të miratuar sot, transmetuesit e proceseve të hapura duhet të kenë leje nga gjyqtarët.

Ky legjislacion parasheh edhe ndalesë të plotë të transmetimeve të dëgjimeve preliminare para proceseve.

Gjykata Supreme e Rusisë në vitin 2012, u kishte lejuar gazetarëve të dërgojnë mesazhe tekstuale nga proceset e hapura nëpërmjet Internetit.

Damir Gainutdinov, avokat në grupin për të drejtat e njeriut, Agora, tha se legjislacioni “nuk u mundëson gazetarëve ndonjë të drejtë shtesë” dhe “e kufizon në mënyrë serioze transparencën e proceseve të hapura” në Rusi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat