2,4 milionë spanjollë janë jashtë vendit

Evropë

2,4 milionë spanjollë janë jashtë vendit

Më: 15 mars 2017 Në ora: 19:17
Ilustrim

Numri i spanjollëve me banim jashtë vendit është rritur ndjeshëm në gati një milion që nga viti 2009, periudhë kur vendi u zhyt në një krizë të thellë ekonomike, ku më shumë se 100 000 vetëm vitin e fundit.

“Më 1 janar 2017, 2,4 milionë spanjollë janë rezidentë jashtë vendit, kryesisht në Evropë (822 264 persona) dhe në Amerikën Veriore dhe të Jugut (1,5 milionë)”, bëri të ditur sot Instituti Kombëtar i Statistikave (INE).

Kjo shifër përfaqëson gati një milion më shume që nga 1 janari 2009, ku 1,47 milionë spanjollë janë rezidentë jashtë vendit.

Në 2016, numri i spanjollëve të regjistruar jashtë vendit u rrit me 101,581 persona (+4,4 për qind).

Gjatë periudhës së krizës ekonomike nga viti 2008 deri në 2013, shkalla e papunësisë arriti në 27 për qind dhe një numër i madh i spanjollëve u larguan nga Spanja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat